Basha në Korçë: Rama nuk e do votimin elektronik, kërkon të diktojë zgjedhjet përmes drogës

0
166

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama është votimit dhe numërimit elektronik pasi nuk përballet dot me qytetarët për shkak të premtimeve të pa mbajtura. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Korçë, Basha theksoi se Rama shpreson të deformojë vullnetin e zgjedhësve.

Basha: Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota.

Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë këtij takimi, një i ri që sipas demokratëve ishte socialist, është anëtarësuar tek Partia Demokratike. Kleanth Caushi  shpjegoi arsyen se pse ishte shkëputur nga PS-ja.

Kleanth Caushi: Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës.

Basha: Besoj se flas në emër të gjithsecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falënderoj për kurajën, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD.

Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokulur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here