Haiti/ Banorët sulmojnë kamionët e ndihmës

0
185

Banorë të dëshpëruar në Haiti kanë sulmuar kamionët e ndihmës, teksa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, vizitoi zonat e prekura nga uragani Mattheë, që i mori jetën 900 personave.

Zt. Ban tha se ai ishte dëshmitar i një incidenti të tillë në Les Cayes, nga ku ai premtoi më shumë ndihma për Haitin, teksa nxiti më shumë vende të dhuronin për ishullin e shkatërruar nga uragani.

Zyrtarët thonë se më shumë se 1.4 milionë banorë janë në nevojë të ndihmave emergjente humanitare, teksa në vend ekziston frika e përhapjes së kolerë.

Situata ka qenë e tensionuar pasi ndihma ende nuk ka mbërritur në shumë familje, të cilave i janë shkatërruar të korrurat dhe nuk furnizohen me ujë.

Policia e Haitit dhe paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara u detyruan të përdornin gaz në shpërndarjen e një grupi prej 100 banorësh, të cilët sulmuan kamionët e ndihmës humanitare gjatë të shtunës.

Rreth 120.000 shtëpi u shkatërruan kur uragani goditi vendin në 4 tetor, me erëra me shpejtësi 230 km në orë.

Në qytetin më të prekur nga uragani, rrugët janë pastruar dhe dyqanet janë rihapur, por energjia elektrike, transporti dhe komunikimi mbeten ende problematike.

Kombet e Bashkuara lëshuan një apel emergjence për rreth 120 milionë dollarë ndihma, megjithatë, deri më tani janë mbledhur shumë pak fonde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here