Kapen punonjësit e kompanisë private që “vidhnin” inerte në Vjosë

0
165

Banoret e Mallakastrës, pranë lumit Vjosë denoncuan një kompani private që nxirrte inerte nga shtrati i lumit në fshehtësi. Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe efektivë të policisë bashkiake bllokuan tre automjete të kompanisë private në afërsi të fshatit Hekal pranë lumit Vjosë. 2 kamionë dhe një fadrome bashkë me shoferët e kësaj kompanie u kapën në flagrancë teksa po ngarkonin zhavorrin që ishte nxjerrë më përpara nga shtrati i lumit. Bashkia e Mallakastrës denoncoi rastin në polici dhe pranë inspektoriatit mjedisor/ Abcnews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here