Vrasja në Shëngjergj, ky është njëri prej të ndaluarve nga Policia (FOTO)

0
169

Policia e Tiranës vijon t’i qëndrojë versionit se 36-vjeçari, Besnik Pudja, është vetëvrarë me një pistoletë tip “TT” që u gjet pranë tij.

Mbrëmjen e së enjtes, dy persona janë ndaluar në Shëngjergj, në lidhje me vdekjen misterioze të Besnik Pudjes, të gjetur me plagë plumbi në kokë, pasi, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk e denoncuan ngjarjen në Polici.

Ata janë Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë  dhe Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Po kështu, është shpallur në kërkim edhe Halit Dusha, 47 vjeç.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasit, Halit Dusha, 47 vjeç, banues në Tiranë. “Panorama” sjell foton e Dritan Buzos, 30 vjeç.

Ka qenë Alges Liçi ai që është plagosur në shpatull nga plumbi që vrau Besnik Pudjen.

Edhe vetë i ndaluari e ka shpjeguar se ngjarja ishte vetëvrasje. Megjithëse tregohen shumë të rezervuar në lidhje me informacionet rreth ngjarjes, burimet pranojnë se objekti ku u gjet i vetëvrarë Besnik Pudja, ishte në ndërtim e sipër dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të përdorej si magazinë për bimë narkotike.

Këtë e kanë pohuar para oficerëve të Policisë edhe dy të ndaluarit, që po kërkoheshin prej më shumë se 3 ditësh në malet e Shëngjergjit.

Ata kanë pohuar se ndodheshin aty, pasi i kishte thirrur Besnik Pudja, për të ndërtuar magazinën, por pa e përcaktuar se për çfarë do të përdorej.

DESHMITE

Zbardhet dëshmia e dy të arrestuarve nga policia e Tiranës, pas hetimeve për vrasjen e 36-vjeçari, Besnik Pudja, për të cilin policia e njoftoi si vetëvrasje, kurse prokuroria po e heton si vrasje.

“Panorama” zbardh detaje nga dëshmia e të ndaluarve, Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, që atë natë kanë qenë së bashku me viktimën, por nuk e treguan ngjarjen.

Mësohet se të ndaluar janë Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, të cilët sipas policisë kanë pasur dijeni për ngjarjen. Në kërkim u shpall Halit Dusha, i akuzuar për kultivim hashashi së bashku me viktimën

Dëshmia 

Dy të ndaluarit, në deklarimet që kanë dhënë në Polici, ku vijojnë të mbahen për “moskallëzim krimi”, kanë treguar se Besnik Pudja kishte pirë shumë raki para se të vriste vetën.

“Në një moment, siç ishte i ulur dhe duke mbajtur një pistoletë në dorë, ai u ngrit në këmbë duke thënë se do ikte në shtëpi. Në momentin që ishte gjysmë i ngritur, ka shkrepur armën. Unë isha me shpinë nga ai. Por ai plumb, me të cilin ai vrau veten, më ka goditur mua në shpatull, pasi isha para tij”, është shprehur njëri nga të ndaluarit, raporton “Panorama”.

Disa të njohur të 36-vjeçarit, që janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, kanë pohuar se viktima mbante gjithmonë pistoletë me vete. Madje, bashkë me plumbat e vërtetë, kishte edhe dy gome, me të cilët bënte shkrepje të armës herë pas here në trupin e tij.

Ndërsa disa të tjerë kanë pohuar se ditët e fundit ai po interesohej për të blerë tuba që përdoren për ujitjen e hashashit. Sipas Policisë, kjo e dhënë sjell dyshime se edhe vetë viktima mund të jetë marrë me kultivimin e kanabisit në malet rreth Shëngjergjit.

“Panorama” shkruan sot se ata kanë qenë bashkë me viktimën në vendin ku ai kreu vetëvrasje dhe janë larguar pa e raportuar më parë në sallën operative.

Madje, njëri prej të ndaluarve është i plagosur me një plumb në shpatull. Burimet thanë se ai është qëlluar nga i njëjti plumb që vrau 36- vjeçarin.

Arrestimi sipas policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 07.10.2016, në Shëngjergj ku është gjendur i vdekur shtetasi Besnik Pudja, Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur identifikimi e personave të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Më datë 13.10.2016 është bërë ndalimi i shtetasve: – Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë -Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasit, H. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se keta dy shtetas dyshohet të kenë qënë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë patur dieni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë.

Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D., është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.

Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mos kallzimit të krimit” dhe “Kultivim te bimeve narkotike” e kryer ne bashkpunim, parashikuar nga Nenet 300 dhe 284-25 të Kodit Penal /Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here