Arsyeja pse nuk duhet të flisni derisa jeni në tualet

0
172

Mund të jetë disi çështje personale dhe individuale, pro përgjithësisht të gjithë mërmërijmë, apo edhe shajmë ndërsa jemi në tualet duke kryer nevojat personale. Ekspertët mjekësorë shprehen se nëse mërmërini apo flisni ndërsa jeni në tualet duke kryer nevojat personale (jashtëqitjen) mund të përfundoni duke u bërë kontraproduktivë.

Dy mjekë danezë kanë thënë për MetroXpress se rreth një e treta e njerëzve gulçojnë kur janë duke kryer nevojat personale, bazuar kjo në një vëzhgim dhe studim të mirëfilltë.

Mos mendoni se duke gulçuar jashtëqitja juaj do të dalë nga anusi. “Praktikisht, gjithçka është çështje presioni, i cili zvogëlohet kur ne e lëmë ajrin dhe zhurmën jashtë”, – ka thënë Jan Fallingborg, ndihmës në departamentin e gastrologjisë në Aarhus University Hospital.

Gerd Johnsen, një tjetër profesor me eksperiencë profesionale 33-vjeçare për çështjet dhe problemet e kapsllëkut është shprehur “Gulçimi dhe nxjerrja e tingujve nuk ka asnjë lidhje me lehtësimin e procesit apo me daljen e mbetjeve jashtë organizmit përmes vrimës anale”.

Megjithatë, nëse ju pëlqen të gulçoni dhe nuk rrini dot pa e bërë këtë veprim ndërsa jeni në tualet, mos u shqetësoni se e ka edhe një anë të mirë. “Gulçimi mund të japë një ndjesi psikologjike të vetëkënaqësisë, ndaj nëse doni të mos hiqni dorë nga zakoni juaj i vjetër, vazhdoni, por mos mendoni se kjo do t’jua lehtësojë jashtëqitjen”, – thotë Fallingborg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here