Universitet Publike/ Kuotat për çdo program studimi “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”

0
487

ial_publike_mp ial_publike_msc

Për të aplikuar në një program studimi të ciklit të dytë janë një sërë kriteresh por data e fundit e aplikimeve do të jetë ajo 20 tetor, ndërsa tarifa e aplikimit është  2.500 lekë

Cikli i dytë i studimeve të larta profilizohet në dy drejtime ku studentët kanë  të drejtë ti vazhdojnë  studimet për “Master Shkencorë” apo për “Master Professional”. Në bazë të dëshirës dhe mundësive studentët zgjedhin njërin nga këta programe studimi qoftë për universitetet publike qoftë dhe për ato private. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike kuotat për çdo program studimi si për shkencorë ashtu dhe për profesional qoftë për universitete publike dhe për ato private. Ndërkohë që  Senati i Universitetit të Tiranës ka miratuar kriteret e përgjithshme për pranimet në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2016-2017. Fakulteti i Ekonomisë ka lënë si afat të fundit të aplikimit datën 19 tetor. Por afati i aplikimit është i ndryshëm, në varësi të fakulteteve. Ndërsa, sa i përket tarifës së aplikimit, ajo është e njëjtë për të gjithë aplikantët për master në UT, dhe është 2.500 lekë. Oraret që sekretaritë e fakulteteve që do të presin studentët për të aplikuar do të jenë nga  08:00 deri më 16:00. Ndërkohë që, kriteri bazë i përzgjedhjes së fituesve i përcaktuar nga të gjitha fakultetet e UT-së është mesatarja e përgjithshme e ponderuar e studimeve bachelor brenda kuotave të miratuara.

Kriteret dhe  përzgjedhja  

Për të aplikuar në një program studimi të ciklit të dytë në Universitetin e Tiranës, duhet të plotësohen këto kritere: Kandidatët të kenë përfunduar një program studimi të ciklit të parë ose një program ekuivalent me të, sipas përcaktimeve të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit; Kandidatët të plotësojnë kriteret e tjera specifike të përcaktuara nga çdo njësi kryesore sipas programeve të studimeve; Përparësi kanë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në Universitetin e Tiranës; Për kandidatët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, përveç kritereve të përcaktuara më sipër, kandidatët duhet të kenë njohje të një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit të Senatit Akademik të UT nr.18, datë 13.07.2016; Përzgjedhja e kandidatëve fitues të bëhet sipas rendit zbritës të notës mesatare të ponderuar.

Reagimi i lëvizjes “Për Universitetin”

Pasojat e reformës shkatërrimtare në arsimin e lartë nuk kanë të sosur. Një tjetër udhëzim klientelist i Ministrië së Arsimit, në kurriz të universitetit publik dhe në favor të diplomoreve private! Pas katrahurës së krijuar me çështjen e maturanteve në lidhje me përzgjedhjen dhe regjistrimin e tyre në universitete, qëllimisht të sajuar për të ngjallur panik e për t’i shtyrë ata drejt universiteteve private, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë një tjetër Udhëzim klientelist në të cilin ajo shfaq hapur mbështetjen ndaj universiteteve private. Bëhet fjalë për Udhëzimit e fundit, nr. 24, më datë 07.10.2016 të botuar në faqen e internetit të MAS-it, në të cilin shkruhet qartësisht, në pikën 1 të Kreut IV/III, se aplikimet për programet e studimit për ciklin e dytë, në IAL-të publike bëhen nga data 07 Tetor 2016 deri në datën 12 Tetor 2016 (çuditërisht datat 8 dhe 9 janë ditë pushimi), NDËRSA për IAL-të jopublike (universitetet private) aplikimet bëhen nga data 11 Tetor 2016 deri në datën 17 Tetor 2016. Një akt i tillë pastërtish klientelist, që në mënyrë kaq flagrante i jep më tepër kohë diplomoreve private sesa universiteteve publike për të pranuar aplikimet e studentëve për studime master, është shenjë e kapjes së institucioneve shtetërore nga kasta e bizneseve të diplomave. Masakra ndaj universitetit publik vazhdon më poshtë me pikën nr. 2, ku përcaktohet se brenda datës 14 Tetor 2016, IAL-të publike duhet të afishojnë listën e kandidatëve fitues, ndërsa brenda datës 18 tetor 2016 IAL-të jopublike. Duket ashiqare që edhe sipas kësaj pike Ministria u jep më tepër kohë universiteteve private për të shpallur listat e fituesve në mënyrë që të gjithë studentët që nuk aplikojnë, apo nuk shpallen fitues në një universitet publik, të shkojnë drejt privatit. Ky është një nga të shumtët udhëzime klienteliste dhe korruptime të MAS-it, e cila paturpësisht merr vendime në dëm të universitetit publik, maturantëve, studentëve, si dhe të mirës publike.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here