Skoci/ Kapet bosi i drogës, e qëllojnë me thikë në kokë

0
172

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bos i dhunshëm i drogës sulmohet me thikë nga dy vrasës me pagesë.

Ngjarja u regjistrua në Edinburg të Skocisë.

Baroni i heroinës, Sean ‘Lugs’ McGovern u qëllua shumë pranë një hoteli me pesë yje, në një zonë të mbushur me turistë.

Dy persona e sulmuan sapo ai zbriti nga makina e tij 42- mijë stërlinashe, një Mercedes.

Pasi tentoi të ndiqte personat që e qëlluan me thikë pas koke, ai ra në tokë i shokuar.

Një burim tha për Mirror se plagosja e tij do ketë pasoja në botën e krimit, pasi ai nuk është një tip që do e lërë me kaq.

McGovern po përgatitej të kthehej në burg pasi është dënuar me 17 vite burg në vitin 2009 për trafik heroine.

Ai kishte marrë leje për të dalë disa ditë nga burgu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here