Kompania Samsung ende në telashe nga Note 7

0
219

Edhe pse kanë kaluar disa javë që nga tërheqia nga tregu të mijëra smarphonve Galaxy Note 7,përsëri problemet duket se nuk kanë mbaruar. Por edhe pse Samsung bëri një hap të madh, dy kompani të telefonisë celulare në SHBA kanë ndaluar zëvendësimet apo shitjet e telefonit Samsung Note 7, pas raporteve të reja se edhe pajisjet e zëvendësuara kanë probleme kritike me bateritë.  Kompanitë AT&T dhe T-Mobile thanë se kanë nisur hetimet për pajisjet difektoze dhe ndërkohë, shitjet e zëvendësimet e tyre për publikun do të ndalen, pasi nuk mund të garantohet siguria. Telashet e kolosit koreano-jugor me pajisjen e tij më të re Note 7 duket se nuk kanë të sosur, pasi mediat raportojnë se Samsung ka ndaluar plotësisht prodhimin e këtij celulari.  Zyrtarisht, Samsung nuk ka komentuar situatën, por zyrtarë të tij pranuan ndalimin e prodhimit të Note 7. Në shtator, firma koreano-jugore tërhoqi shumë prej këtij modeli nga tregu, për shkak të baterisë difektoze që shpërthente apo nxirrte tym. Megjithëse pak ditë më parë kompania raportoi se pajisja ishte e sigurt, nuk kanë munguar raportet për probleme tek ato që ishin zëvendësuar apo riparuar.  Analistët thonë se kjo është një goditje e fortë për Samsung dhe është reflektuar me një humbje prej 4% në bursat aziatike. Kompania koreano-jugore tha se po punon intensivisht për të zgjidhur problemin, por duket se “de facto”, pajisja e saj më e re ka marrë fund dhe zor se do të mund të rifitojë besimin e publikut për të vazhduar shitjet. Kjo është një goditje shumë e rëndë për kompaninë e cila edhe pse u mundua që të zgjidhte problemin përsëri nuk ka gjetur ende zgjidhjen. Mbetet për tu konfirmuar nëse kompania do të tërhiqet nga prodhimi i telefonave Galaxy Note 7.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here