Çmimet e larta të Rinasit/ Nga prilli 2017, kompania low cost “Wizzair” fillon fluturimet në Tiranë

0
253

Dervishaj: Të gatshëm të ofrojmë çdo lehtësi ndaj kompanive “low cost”,  zhvillim shumë pozitiv dhe i shumë pritur nga qytetarët shqiptar

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj priti dje në një takim Ambasadorin e Hungarisë Antal Heizer. Gjatë takimit Ambasadori Heizer informoi ministrin Dervishaj, se duke filluar nga muaji Prill 2017, kompania loë cost “ëizzair” do të fillojë fluturimet direkt Budapest- Tiranë. Ambasadori tha se kjo linjë ajrore, fillon operimin falë angazhimit të Qeverisë Hungareze dhe palës shqiptare, për ti dhënë mundësi rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistëve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Ministri Dervishaj falenderoi Qeverinë Hungareze dhe Ambasadorin për këtë lajm pozitiv, dhe theksoi se pala shqiptare është e gatshme të ofrojë çdo lehtësi ndaj kompanive “loë cost”. Dervishaj, nënvizoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe i shumë pritur nga qytetarët shqiptar, por që do ti japë një dimesion të ri shkëmbimeve tregtare dhe afrimit të 2 shteteve. Ministri Dervishaj e njohu Ambasadorin me disa reforma të ndërmarra së fundmi, veçanërisht me atë të Ujit dhe në Transportin Ndërqytetas, ku Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca e Hungarisë në këtë sektor. Ambasadori tha se biznese hungareze, kanë interes të madh për të parë mundësitë e investimit në sektorin e ujit dhe në transport, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Ndërkaq ministri Dervishaj u takua dhe me Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë Dimitar Arnaudov, ku u diskutuar për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes 2 vendeve. Ambasadori Arnaudov tha se ka interes të madh nga kompanitë bullgare, për të investuar në sektorin e transportit në Shqipëri. Ndërkohë Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, mirëpret propozime konkrete.

Çmimet e larta

Çmimet e biletave për fluturimet nga Tirana drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas, kanë qenë një ndër problematikat kryesore për qytetarët shqiptarë. Aeroporti nderkombetar i Rinasit ofron çmimet me te larta te fluturimit, krahasuar jo vetem me vendet e rajonit, por dhe me gjere. Udhëtarët nga Shqipëria gjatë vitit të fundit kanë gjetur rrugë alternative udhëtimi, madje e kanë parë shumë më të arsyeshme të fluturojnë disa herë më lirë nga aeroportet e vendeve fqinj.Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende të rajonit me një aeroport, ndërkohë që të tjerat numërojnë nga dy në tetë të tilla, duke mundësuar një treg konkurent me çmime të lira shërbimi e udhëtimi dhe jo tarifa abuzive si në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit me pozitë dominuese në tregun shqiptar të transportit ajror. Vetëm në sezonin e fundit turistik në vend ccmimet prekën shifra marramendëse, ku një udhëtim nga Roma në Tiranë, vetëm vajtje të kushtonte rreth 500 euro . Ndërsa po të qëndroje në të njëjtin destinacion nisje, nga Roma, por me destinacion tjetër mbërritje, Berlinin, çmimet kishin një ndryshim drastik, ku çmimi i biletës shkonte afro 110 euro, 5 herë më lirë se në drejtim të Tiranës. Çmimet e larta të biletave sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, vijnë për shkak të aeroportit të vetëm që ka sot Shqipëria, i cili është kthyer në monopol, pavarësisht heqjes së ekskluzivitetit. Por duket se masat e marra nga ministria po japin zgjidhjet e para, ku vetëm dje u sigurua ardhja e një kompani “loë cost” , që do t’I bëjë qytetarët të përfitojnë çmime më të ulëta biletash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here