Trump e humb edhe një përkrahës tjetër të rëndësishëm

0
190

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Paul Ryan, u ka thënë sot republikanëve të tjerë se ai nuk do ta përkrahë më të nominuarin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, dhe se do t’i përdorë 29 ditët e ardhshme për t’u përqendruar në mbrojtjen e pozicionit të partisë së tij në Kongres.

“Kryetari do të shpenzojë muajin e ardhshëm për t’u përqendruar plotësisht në mbrojtjen e shumicës sonë në Kongres,” kështu ka thënë zëdhënësja e Ryan, AshLee Strong.

Në një konferencë me anëtarët, Ryan u ka thënë atyre: “të gjithë ju duhet të bëni atë që është më e mira për ju dhe rrethinën tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here