S’mbulohen shpenzimet, një tjetër rritje cmimi të biletës së urbanëve në Tiranë?

0
181

Autobusët urbanë në Tiranë kërkojnë rritjen e çmimit të biletës. Kjo për shkak të zgjatjes së linjave drejt periferive dhe shtimit të kostove për ta. Kërkesa vjen pasi ky shpenzim nuk mbulohen nga indeksimi i çmimit të një viti më parë që bëri bashkia e Tiranës. “Rritja e fluksit nuk është propocionale me rritjen e kostos së shërbimit për arsyen e shërbimit, lind nevoja e rishikimit të çmimit të biletës, premtim i kryetarit të bashkisë, bashkia kërkon rinovim të flotës por ne kemi kërkuar 10 vite që të marrim financimet e duhura.”, tha Alush Lame, kreu i shoqatës së Transportit.

Shoqata e Transportit kërkoi rritje të lejes nga 5-10 vite që investimi i tyre të jetë i sigurt. Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës ka pranuar problemet me linjat urbane. Transporti në Tiranë, strukturë mikes dhe kaotike, licenca të shumta nga komunat dhe bashkia dhe organizim kaotik dhe miksim i transportit publik me atë privat. Deri në fund të vitit do të vijoje kjo situatë për shkak të rikonceptimit me faza. Linjat janë rikonceptuar me frekuenca orare, autobus me kapacitet të lartë, në përfundim të fazës në fillim të 207, nr i autobusëve nga 203 në 290 autobusë dhe mjete me kapacitet të lartë”, tha ai. Deklarata publike e bërë për herë të parë pritet të konkretizohet dhe t’i shkojë zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here