Itali- Aksidenti ku nëna humbi jetën, rritet bilanci, humb jetën edhe fëmija 12 vjec

Merr përmasa edhe më tragjike, aksidenti rrugor i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Padova të Italisë, ku humbi jetën një 37-vjeçare shqiptare rezidente në Ferrara. Gjatë ditës së sotme, ka ndërruar jetë në spital djali i saj 12-vjeçar, i cili udhëtonte me nënën dhe dy vëllezërit e tjerë, 16 vjeç dhe një vogëlush vetëm 2 vjeç.

Nëna e tyre B.A. 37 vjeçe gjeti vdekjen në vend. Kurse tre fëmijët E.A, 16 vjeç, D.A., 12 vjeç dhe D.A, 2 vjeç, mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital. Djali 12-vjeçar i familjes ka gjetur vdekjen këtë të hënë.

37-vjeçarja po udhëtonte me një Alfa 156 bashkë me tre djemtë e saj, kur u përplas me një furgon Mercedez Vito, ku po udhëtonin një familje marokene me gjashtë pjesëtarë të cilët kanë mbetur të plagosur.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet që shqiptarja të ketë humbur kontrollin e automjetit si pasojë e motit të keq me lagështirë, duke devijuar në korsinë tjetër.

Në fotot e publikuara nga mediat italiane është edhe një moment mjaft prekës. Ai i mbërritjes së bashkëshortit të shqiptares të vdekur në aksident. Nga dhimbja e madhe dhe nga pamja e tmerrshme me të cilën është përballur ai ka gjetur ngushëllim tek një polic i mbërritur në vendngjarje, i cili e përqafon në këtë moment të vështirë.

Itali- Aksidenti ku nëna humbi jetën, rritet bilanci, humb jetën edhe fëmija 12 vjec

Trump e humb edhe një përkrahës tjetër

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko