Ukraina arreston spiunin e Rusisë

0
161

Shërbimi i sigurisë kombëtare të Ukrainës bën të ditur se ka arrestuar një shtetas i cili ka punuar si spiun për agjencinë informative të Ushtrisë ruse, vetëm disa ditë pasi që në Rusi arrestohet gazetar ukrainas për shkak të spiunimit.

I dyshuari i paidentifikuar ka tërhequr vëmendjen e shërbimit të sigurisë, pasi që i ka ofruar shtetësinë ruse një zyrtari të lartë ushtarak dhe para në këmbim të dokumenteve të fshehta për kapacitetet e Ushtrisë dhe punën me partnerë të huaj, transmeton Reuters.

“Agjentët e kanë zënë atë në vepër derisa pranoi një USB me informata të rrejshme që ai mendonte se janë dokumentet e fshehta të natyrës ushtarake”, thuhet në komunikatë.

Autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë ngjarje.

Ndryshe, shërbimi rus ka bërë të ditur të hënën se ka arrestuar një agjent të Ukrainës për shkak të mbledhjes së informatave të fshehta për Ushtrinë ruse dhe agjencitë e sigurisë, pas së cilës Ukraina ka paralajmëruar qytetarët e vet që mos të udhëtojnë në Rusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here