Vlorë/ Mungesa e infrastrukturës krijon vështirësi për 1500 persona invalidë

0
185

Për një person me aftësi te kufizuara fizike, të lëvizë në qytetin e Vlorës, është thuajse e pamundur.

Përvec infrastrukturës që mungon tërësisht, së fundmi edhe punimet nëpër rrugët e qytetit ia kanë vështirësuar lëvizjen këtyre personave.

Kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Hysen muhameti thotë, se rampet janë inekzistente, dhe aty ku ka pasur pedana të sajuara, janë të papërshtatshme.

Hysen Muhameti: Infrastruktura në qytetin tonë është për të dëshiruar. Ato rampa duhen bërë brenda standardeve bashkekohore. Bedanat janë të sajuara duke rrezikuar edhe personat me afetesi te kufizuara. 

Në qytetin e Vlorës, janë të regjistruar rreth 1500 persona me aftesi te kufizuara që përballen me vështirësi dhe pamundësi levizjeje .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here