Anëtarët e Byrosë do trajnohen pranë akademisë së FBI-së, do bëjnë testin e së vërtetës, do funksionojë sipas modelit amerikan

0
130

Në Shqipëri parlamenti shqiptar votoi dje në mbrëmje paketën e ligjeve të domosdoshme për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi. Opozita siç kishte paralajmëruar dha votën e saj vetëm për ligjin për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, SPAK. Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

‘Zëri i Amerikës’ shkruan se anëtarët e Byrosë do të trajnohen pranë akademisë së FBI-së. Ata do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës. Një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë.

Parlamenti votoi edhe për 5 ligjet e tjera të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese të cilat shkrihen. Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK-ut. Shumica megjithatë shtyu ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me opozitën për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve që do të propozohen jo nga radhët e gjyqësorit për formimin e institucioneve të reja, që nga Këshilli i lartë Gjyqësor, i cili zëvendëson Këshillin e Lartë të Drejtësisë, te Këshilli i Prokurorisë apo Inspektoriati i Drejtësisë.

Me miratimin e paketes së ligjeve, krijohet shtrati i nevojshëm për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi, pjesë e së cilës janë edhe mbi 30 ligje të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here