Tre në pranga, në kërkim personi i katërt për prodhim dhe shitje kanabisi në Durrës

0
231

Tre persona  kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasit:

-Shpëtim Kajmaku 39 vjeç, banues në Durrës;

-Arlind Qarri 27 vjeç, banues në Ishëm, Durrës;

-Ledion Kallaku 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Sipas bluve, arrestimi i Kajmakut u bë pasi u kap me 324 bimë kanabis në automjet.

“Më datë 05.10.2016, tek kryqëzimi i Gjirit të Lalzit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij furgon tip Benz Vito me targa DR 8362 E u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 324 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike po transportoheshin me mjetin e mësipërm me qëllim për tu tharë”.

Ndërkaq Qarri dhe Kallaku po gjatë ditës së djeshme, duke qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Ishëm kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në ajër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ledion Kallaku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një automotik model 56 dhe 1 kg lënde narkotike e dyshuar e llojit marjuanë.

Po kështu policia shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit  A.Xh. 22 vjeç, banues në Vinjoll-Kurbin.

Sipas bluve, 22-vjeçari nuk i ka ndaluar Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor, ndërsa udhëtonte me mjetin tip Nissan me targa AA 591 NT në autostradën Durrës-Tiranë.

Në vijim është ndjekur nga policia dhe në afërsi të mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash, ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të Rrashbullit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur disa thasë bosh me mbetje lënde bimore të thatë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve Shpëtim Kajmaku dhe A.Xh. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal;

”Prishja e qetësisë publike”,” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në ngarkim të shtetasve Arlind Qarri dhe Ledion Kallaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here