Njerëzit inteligjentë preferojnë të rrijnë vetëm, ja si shpjegohet kjo

Të gjithëve ju është e njohur se sa është i rëndësishëm shoqërimi për të ndierë kënaqësinë e jetës, mirëpo ekziston një kufi.

Individëve shumë inteligjentë nuk u bëjnë mirë kontaktet sociale, tregon hulumtimi i ekspertëve Satoshi Kanazava dhe Norman Li.

Në rrënjët e lumturisë së njeriut modern janë të gjitha gjërat të cilat e bëjnë të kënaqur paraardhësin tonë, theksojnë shkencëtarët, duke e quajtur këtë “savanë teorie”.

Interaksioni social i cili ka qenë kyç për mbijetesën në bashkësitë gjuetare-mbledhëse, mirëpo edhe hapësira gjithashtu ka qenë e rëndësishme.

Për ta testuar këtë teori, shkencëtarët kanë analizuar kënaqësinë me jetën të të intervistuarve të moshës 18 deri 28 vjeç.

Janë fokusuar në dy aspekte të cilat, thonë ata, ndajnë jetën e njeriut modern me atë të njeriut të mëparshëm dendësia e popullzimit dhe shpeshtësia e takimit me miqtë.

Gjë që është pritur, njerëzit në zonat urbane kanë qenë më të pakënaqur me jetën nga ata të cilët kanë banuar në qytete të vogla.

Kur është fjala për aspektin e gjatë, lumturia është rritur tek ata të cilët shpesh janë shoqëruar me miqtë. Mirëpo, jo edhe kur është fjala për individë shumë inteligjentë, të cilëve kontaktet e shpeshta u krijojnë pakënaqësi.

Shkencëtarët thonë që ekziston një hendek midis mënyrës në të cilën kemi evoluuar dhe dinamikës së jetës moderne.

Njerëzit shumë të mençur u përshtaten më lehtë sfidave të jetës moderne dhe më lehtë e kanë që t’i çrrënjosin shprehitë e të parëve, në mënyrë që të shkojnë përpara, andaj kjo është edhe arsyeja që ata nuk i duan kontaktet e shpeshta

Njerëzit inteligjentë preferojnë të rrijnë vetëm, ja si shpjegohet kjo

A e dini përse nuk lejohet të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko