Ndodh në Senegal… Blen një zog 0.8 cent dhe e le të fluturojë bashkë me problemet e tua

0
164

Falja e mëkateve shpesh herë kushton shumë. Por në Senegal, problemet mund të fluturojnë përmes një zogu për vetëm 0.8cent.

Në Dakar dhe në qytetet tjera, njerëzit shesin rrugëve një llog zogu të njohur si pithis. Sipas bestytnive, njerëzit mund të shpëtojnë nga mëktatet duke e blerë një zog të tillë dhe duke e leshuar më pas atë të lirë.

Sipas traditës mendohet se gjatë lëshimit të lirë të zogut, do të zhduken edhe problemet.

Çmimi varion me peshën e mëkatit që ju jeni duke u përpjekur për të hequr, zakonisht 8 deri në 17 cent, por ndonjëherë më shumë. Disa nga blerësit janë në kërkim për lehtësim të problemeve familjare, apo nga stresi për kërkim të punës.

Ideja është që ju të pëshpërisni në veshun e zogut, të luteni dhe më pas ta lëshoni të lirë.

Disa njerëz e konsiderojnë praktikën tradicionale jo-islamike, mëqe vendi ka një shumicë të madhe të popullsisë që i përkasin fesë myslimane. Por, shitësit e zogjve nuk është se mërziten për këtë.

Shitësit e zogjve kanë treguar që brenda ditës ata shesin të gjithë zogjtë, por gjatë natës zogjtë prap kthehen nëpër kafazët e tyre dhe të nesërmen ata vazhdojnë të shësin po të njejtit zogj.

“Qëllimi ynë është të shesim zogjtë, pastaj se cfarë bëjnë klientët me ta është punë e tyrë”, tha Ndaiye, njëri nga shitësit e zogjve. “Për ne zogjtë janë vetëm zogj”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here