43-vjeçari mbahet i izoluar në shtëpi për 30 vjet

0
186

Një 43-vjeçar qëndroi mbyllur për më shumë se 30 vjet nga prindërit e tij në shtëpinë e tyre në Freienfels të Gjermanisë. Ai që thërriti forcat e policisë ishte një nga fqinjët që dëgjoi britmat e tij dhe të ankohej.

Burri ishte në gjendje braktisjeje, por jo i keq ushqyer, me thonj të gjatë dhe i pistë nga jashtëqitja e tij. Prindërit tani akuzohen për sulm dhe heqje me pa të drejtë e lirisë. “Donte të rrinte me ne”, deklaroi nëna në të përditshmen lokale të lokale Nordbayerische Kurier.

“Ende nuk e dimë me qartësi se për sa kohë nuk ka pasur kontakte me botën e jashtme “, tha për mediat zëdhënësi i policisë Juergen Stadter – ” Por mund të themi  se është mbajtur në izolim”. Policia  pasi e gjeti, e çoi në spital, shkruan shqip. Sipas mjekëve, burri kishte probleme me shëndetin mendor: kishte ndjekur vetëm shkollën fillore.

Më pas u deklarua se nuk ishte në gjendje që të vazhdonte studimet. Për nënë e tij, ajo që bëri policia, ishte një kurth. “Kishte mjaft nga jeta- deklaroi gruaja për Nordbayerische Kurier –  pasi u tall nga shokët. Nëse do të ju thosha se çfarë ka kaluar, nuk do ta besonit. Doja thjeshtë që ta mbroja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here