Vrasja në fshatin Shëndëlli të Sarandës, burg për të arrestuarin Eduart Gjonaj, nuk pranon krimin

0
182

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg për 30 -vjeçarin Eduart Gjonaj, banues në fshatin Shëndëlli të Sarandës, i dyshuar si autor i vrasjes me armë zjarri të 56-vjeçarit Aleksandër Bardhi. 30-vjeçari Gjonaj është autori i tretë i dyshuar për vrasjen e ndodhur më datë 24 shtator të këtij viti në këtë fshat. Ai u arrestua pak ditë pas kësaj ngjarjeje. Ditën e djeshme gjatë seancës së zhvilluar në ngarkim të Gjonajt, mësohet se ai përballë togave të zeza ka mohuar kategorikisht akuzat për vrasjen e 56- vjeçarit Bardhi. Megjithatë edhe për 30-vjeçarin Gjonaj, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve. Më herët uniformat blu të Sarandës kanë prangosur dy persona të tjerë si të autorë të dyshuar të kësaj vrasje , shtetasit Ferndando Deda 29 vjeç dhe 16-vjeçarin me inicialet Gj. A. Ndërsa e njëjta gjykatë ka caktuar edhe ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg për këta persona . Ndërkohë edhe këta të fundit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, pasi në deklarimet e tyre kanë bërë me dije se nuk janë ata që kanë vrarë 56-vjeçarin Bardhi. Ky i fundit u ekzekutua me kallashnikov në orët e vona të 24 Shtatorit. Ai ishte vëllai i ish- kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë, Petrit Bardhi. Aktualisht mësohet se policia po heton në disa pista.

Hetimet

Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, babai i dy fëmijëve është ekzekutuar me automatik mbrëmjen e 24 shtatorit të këtij viti, në Fshatin Shëndëlli të Sarandës. Trupi i tij pajetë ka mbërritur rreth orës 00:35 në spitalin e Sarandës. Ka qenë djali i xhaxhait të viktimës, që e ka gjetur të shtrirë anës rrugës së fshatit. Gjatë hetimeve të kryera deri më tani ka rezultuar se viktima ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Mirditë. Pak ditë më parë si autorë të dyshuar të ekzekutimit të 56-vjeçarit uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Fernando Deda 25 vjeç dhe 16- vjeçarin, me inicialet Gj. A., që të dy, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se 26-vjeçari Deda është person me precedent të mëparshëm penal, pasi ishte dënuar me 5 vjet heqje lirie dhe ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Ndërsa arma e zjarrit tip automatik është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 15-vjeçarit. Dy të arrestuarit akuzohen për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Po kështu policia ka prangosur edhe Eduard Gjonaj i cili akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit e lartpërmendur kanë ekzekutuar me armë zjarri 56-vjeçarin Bardhi. Sipas hetimeve të prokurorisë mësohet se 56-vjeçari është qëlluar në këmbë me armë zjarri, por ka shkuar deri në afërsi të banesës i plagosur, duke humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Hetimet nga policia e Sarandës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti, janë përqendruar në dy pista, atë të konfliktit për kultivim kanabisi, pasi të dy palët janë të njohur për problemet me drejtësinë, ndërsa pista tjetër është motive të dobëta, pasi viktima dhe autorët mund të kenë pasur konflikte kohët e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency