Sot në 11:00 protesta para kryeministrisë për plehrat, Rama thërret Asamblenë e Partisë Socialiste

0
50

Qindra forca të policisë së Tiranës dhe FNSH janë angazhuar për protestën e sotme përballë kryeministrisë, të organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve, AKIP.

Protestuesit do të mblidhen pranë Monumentit të Pavarësisë, në sheshin Rinia dhe do të marshojnë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, për t’u ndalur para zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Këtu do të jenë të përqëndruar edhe focat më të shumta të policisë.

Ndërsa FNSH do të jetë pas ndërtesës së qeverisë dhe në disa rrugë të tjera rreth saj.

AKIP ka paralajmëruar se do të jetë një protestë paqësore. Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka gjetur një justifikim për të mos qenë në zyrë në kohën e protestës. Pasi AKIP njoftoi orën, ditën dhe vendin e protestës, ai mori vendimin që në të njëjtën ditë dhe orë të thërrasë Asamblejën e Partisë Socialiste.

Mbledhja do të zhvillohet në një lokal në afërsi të Saukut, larg protestës.