Pjesa e parë ditës do të dominohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por orët e mesditës do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në veri- qendër.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezent në të gjithë ultësirën perëndimore por zonat malore përgjatë kufirit lindor do të dominohen nga moti i vranët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten të pandryshueshme duke ruajtur vlera e tyre konstante.