Çështja çame, BE i përgjigjet reagimit të ashpër të Greqisë

0
62

Pas reagimit të ashpër të Athinës zyrtare, lidhur me deklaratën e Komisionerit Hahn, i cili njohu çështjen çame, Brukseli i është përgjigjur grekëve, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë për të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve. Zëdhënësja Maja Koçijançiç deklaroi se kur flitet për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një sërë çështjesh të mbartura, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. “Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve. Po në këtë kontekst, Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin. Kjo është dhe fryma në të cilën Komisioneri i përgjigjet një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme”, deklaroi Koçijançiç.