Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë/ Prokuroria e Tiranës regjistron kallëzimin penal të PD-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

0
167
Kryetari i G99 Erion Veliaj, duke folur per mediat pas nje takimi me aleate ne hotel Tirana, ku kane vendosur se opozita nuk do te protestoje per kutite e votimit, deri ne perfundimin e situates emergjente te permbytjeve ne Shkoder.

Dyshohet se prokuroria ka regjistruar kallëzimin për akuzën e “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim. Krahas vdekjes së 17-vjeçarit po hetohet edhe mënyra e funksionimit dhe menaxhimit të vendgrumbullimit të mbetjeve urbane

 

Besar Bajraktaraj

 

Prokuroria e Tiranës, ditën e djeshme ka regjistruar kallëzimin penal të bërë ditë më parë nga Partia Demokratike. Ky kallëzim i bërë nga PD është ndaj kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj në lidhje me menaxhimin e landfillit të Sharrës. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë njësisë task-forcë pranë organit të akuzës në kryeqytet. Sipas këtyre burimeve mësohet se pas kallëzimit të selisë blu, prokuroria ka regjistruar kallëzimin për akuzën e “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim. Gjithashtu burimet bëjnë me dije se krahas hetimit penal për vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, po hetohet edhe mënyra e funksionimit dhe menaxhimit të vendgrumbullimit të mbetjeve urbane. Sipas prokurorisë, po verifikohet e gjithë procedura e ndjekur nga Bashkia e Tiranës, në lidhje me marrëveshjen bashkëpunimit me ndërmarrjen publike të Bashkisë së Veronës. Krijimi mes tyre të një shoqërie të përbashkët me emër “Eco Tirana” sh.a. ku 51 % të aksioneve i disponon Bashkia e Tiranës dhe 49 % të aksioneve tjera një shoqëri publike italiane e bashkisë së Veronës për menaxhimin e landfillit të Sharrës. Në kallëzim e PD-së ditë më parë thuhet se zyrtarë të lartë të Bashkisë së kryeqytetit që në nënshkrimin e marrëveshjes me bashkinë e Veronës ka shkelje ligjore. Më pas edhe krijimi i kësaj shoqërie me emrin Eco Tirana që është bërë pas asnjë procedurë konkurrimi apo kritereve të parashikuara në ligj është një shkelje tjetër e ligjit për shoqëritë tregtare. Veç krijimit të shoqërisë, e cila për 25 vitet e ardhshme menaxhon mbetjet e riciklueshme në landfillin e sharrës, nuk është caktuar administrator apo bord drejtues të kësaj shoqërie. Ndërsa hetuesit thonë se krahas hetimit të kësaj marrëveshje dhe krijimin e shoqërisë Eco Tirana, prokuroria po heton edhe mënyrën se si kjo shoqëri publike i ka dhënë në shfrytëzim pa tender kompanisë 3R selektimin e mbetjeve të riciklueshme brenda landfillit të Sharrës. Kompani 3R, drejtuesi i të cilës është shpallur në kërkim pasi në landfill u gjet i vdekur 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, i cili ishte punësuar jashtë çdo kriteri ligjore në landfill për selektimin e mbetjeve. Sipas akuzës, edhe për llogari të hetimit të nisur nga kallëzimi i PD-së, është kërkuar nga Bashkia e Tiranës t’i vërë në dispozicion të gjitha materialet e kësaj dosje dhe kontratat mes kompanive për shfrytëzimin e mbetjeve të riciklueshme në landfillin e Sharrës. Por pavarësisht kërkesës së përsëritur, Bashkia e Tiranës vazhdon të hesht duke mos ia vënë në dispozicion prokurorisë materialet e çështjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency