Rrëzohet helikopteri zviceran, vriten 2 pilotë

0
166

Një helikopter zviceran është rrëzuar sot në alpe duke vrarë të dy pilotët dhe lënduar një asistent fluturimi, njofton shefi i forcës ajrore zvicerane, Aldo Schellenberg.

Schellenberg ka thënë se aksidenti në rajonin e Gothardit qendror ishte pjesë e një inspektimi evropian të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, transmeton Express.

Katër oficerë francezë dhe disa përcjellës zviceranë e kishin lënë helikopterin pak para fluturimit.

“Kam një detyrë të trishtueshme për t’ju informuar se sot në mesditë e kemi humbur një helikopter të ushtrisë zvicerane,” tha ai në Bern.

Duke shtuar: “Dy pilotë kanë humbur jetën.”

Ai tha se asistenti i fluturimit ishte në gjendje të komunikonte dhe është dërguar në spital për t’i trajtuar lëndimet./Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency