“Ndarje si në filma”, Roberts u nda nga aktori vetëm pak ditë para dasmës (Foto)

0
163

Kiefer Sutherland dhe Julia Roberts shkëlqenin në dashuri në fillim të viteve të nëntëdhjeta, por aktorja ndërpreu lidhjen e tyre vetëm disa ditë para dasmës.

Aktori 49 vjeçar ka treguar në lidhje me romancën që ngjau para 25 vitesh duke thënë se ai është mirënjohës që Julia e bëri këtë gjë.

kief1

“Unë mendoj se ajo ishte realiste për veten dhe mendoj se kjo ishte shumë më mirë”, ka deklaruar Sutherland për People, transmeton Klan Kosova.

“Është e vështirë për të shpjeguar presionin. Ne ishim të rinj dhe të dy ishim shumë në dashuri dhe kishim vendosur për t’u martuar”.

Pos që ishin të mrekullueshëm, disa filma romantikë u bazuan në ngjarje të vërteta (Foto)Pos që ishin të mrekullueshëm, disa filma romantikë u bazuan në ngjarje të vërteta (Foto)

Julia dhe Kiefer u takuan në xhirimet e “Flatliners” që u realizua në vitin 1990.

kief2

“Ajo ishte ndoshta gruaja më e famshme në botë. Unë mendoj se ajo kishte shumë guxim në mes të gjithë gjërave të tjera, ajo ishte në gjendje për të thënë: ‘Unë nuk mund ta bëjë këtë, po dorëzohem’”, ka treguar aktori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency