Ministri Klosi: Nis puna për implementimin e Dhomës Kombëtare Shqiptare të Zejeve

0
256

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi  morri pjesë në aktivitetin rajonal në Tiranë, të Dhomës Gjermane të Zejtarisë, Dhoma e Koblenzit. Nga ky aktivitet ministri Klosi lancoi nisjen e punës për ngritjen në Shqipëri edhe të Dhomës Kombëtare Shqiptare të Zejeve, dhe lidhjen e saj me arsimin dhe formimin profesional. Sistemi dual gjerman në zejtari, do të implementohet edhe në Shqipëri.

“ Ne mendojmë se kjo filozofi që po ndërtojmë për zejtarët e vendit tonë do të ketë sukses nëse ne kemi realisht një model të sistemit dual të edukimit profesional. Që ky grup përvec faciliteteve që shteti shqiptar i ka dhënë me shumë bujari, për njohuri të kolegëve që vinë nga rajoni  në Shqiperi kush punon me duart, me mendjen apo krijitarinë e tij artizanale është i përjashtuar nga sistemi i taksave” – deklaroi ministri Klosi.

“Si në sistemin dual gjerman ne nuk do të kemi nxënës që shkojnë dhe marrin edukim vetëm në shkollë, por do të kemi realisht punëtorë,  mjeshtra, ndihmës mjeshtra që do të trajnohen në vëndin e punës që do të kenë pas edukimit” – deklaroi ministri Klosi.

 Më poshtë fjala e plotë e ministrit Klosi:

Të nderuar përfaqëesus të kësaj tryeze, e nderuar ambasadore gjermane. Jemi sot në një tjetër tryezë diskutimi për një temë shumë të rëndësishme, që lidhet sërish me arsimin dhe formimin  profesional në vend. Në kuadër të përpjekjes sonë të madhe për të ngritur arsimin dhe formimin profesional në vend, për ti dhënë Shqipërisë një shtresë të mesme shumë më të konsoliduar dhe fuqizuar ekonomikisht, ne diskutojmë sot një tjetër aspekt shumë të rëndësishëm, sistem dual gjerman të zejtarisë ta implementojmë edhe në Shqipëri.

Qëndrat shtetërore shqiptare, Ministria e Mirëqenies Sociale, Shërbimi Kombëtar I Punësimit, Agjensia Kombëtare për Kurrikulat dhe Arsimi Profesional kemi mundësinë që për këtë grup shoqëror , pra për zejtarët për më të mirët e punëtorëve shqiptarë ne të kemi mundësinë që të ofrojmë një model të qartë zhvillimi. Për  ngritja e dhomës së zejëve nuk është vetëm një instrument demokratik në duart e punëtorëve të kualifikuar shqiptarë. Kemi bindjen e thellë së bashku me komunitetet e biznesit, institucionet e formimit profesional  ne ta transformojmë këtë dhomë në një shkollë  të përgatitjes së një gjenerate të re  punëtorësh të kualifikuar të vendit tonë.

Unë si ministër dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, qeveria shqiptare, arsimi profesional  e ka një nga temat që diskuton me shumë pasion, një nga ato tema që realisht e mendojmë që mund të krijojmë hapësira dhe premisa për ta futur punën në Shqipëri  në nivelet e punës së denjë.

Si do realizohet kjo?  Duke pasur mundësinë që të ndjekim edhe modelin që vjen nga Dhoma e Koblenzit, ku do doja shumë të falenderoja përfaqësuesit të kësaj Dhome,  për të gjithë punën që kanë bërë me ministrinë që nga  faza  fillestare e hartimit të ligjit dhe hartimit të një strategjie të qartë se si do ta realizojmë këtë sistemin  dual ne të kemi mundësinë që rrjeti i ri i zejtarëve të Shqipërisë të ketë jo vetëm mundësinë që të evidentoj veten, të dihet mirë se kush është ai mekaniku i mirë në qytet, ai zdrukthtari i mirë, berberi i mirë, elektricisti i mirë, njëriu që di të bëjë punë në qytetet tona.

Ne të kemi mundësinë që gjithë këtij rrjeti mjeshtrash ti japim mundësinë e trajnimit në ambjentet e punës dhe edukimit professional. Ne mendojmë se kjo filozofi që po ndërtojmë për zejtarët e vendit tonë do të ketë sukses nëse ne kemi realisht një model të sistemit dual të edukimit profesional. Që ky grup përvec faciliteteve që shteti shqiptar i ka dhënë me shumë bujari, për njohuri të kolegëve që vinë nga rajoni  në Shqiperi kush punon me duart, me mendjen apo krijitarinë e tij artizanale është i përjashtuar nga sistemi i taksave. Të gjithë që kanë një biznes të vogël dhe mbajnë familjen me atë biznes  kanë zero detyrime në sistemin fiskal të Shqipërisë.

I gjithë ky netëork do duhet që të ngrihet dhe të ketë zërin e tij në politikat e këtij vendi, politikat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Të gjithë duhet të jenë të rregjistruar në këtë Dhomë Kombëtare të Zejëve, të jenë pjesë e programeve të nxitjes së punësimit që  Ministria e Mirëqenies Sociale nëpërmjet bushetit të shtetit implementon. Duhet shumë që ky netëork të jetë jo vetëm rregjistrues,  por edhe I trajnuar nga vetë sistemi i trajnimit që do të ngrejë Dhoma e Zejtarëve. Si në sistemin dual gjerman ne nuk do të kemi nxënës që shkojnë dhe marrin edukim vetëm në shkollë, por do të kemi realisht punëtorë,  mjeshtra, ndihmës mjeshtra që do të trajnohen në vëndin e punës që kanë.

Mendoj që sistemi dual I trajnimit të zejtarëve do duhet të jetë si një nga shtyllat kryesore të sistemit të  arsimit profesional në Shqipëri,  pasi duhet të kuptojmë edhe tendencat e reja të formimit dhe arsimit profesional  që edukimi  me pozicionin e punës së përcaktuar dhe edukimi I profesionalizuar është shumë herë më efikas sesa një trajnim I gjatë disa mujor ose me vite student, ose zejtari mos ta ketë të qartë vendin e punës.

Të gjitha këto ne si ministri dhe  në bashkëpunim të plotë me komunitetin e biznesit, pa të cilin kjo histori do të jetë e mangët, do të ndërmarrim një tur të plotë  në të gjithë Shqipërinë për srtategjinë tonë të komunikimit për ngritjen e Dhomës së Zejëve që  ne e kemi quajtur shumë thjeshtë “Ustai I Qytetit tim” ku do shkojmë dhe të bisedojmë me të gjithë zejtarët në të gjithë Shqipërinë për ti dhënë mundësinë  atyre jo vetëm  për tu regjistruar në dhomën e zejtarëve.

Ky është vetëm fillimi i punës por do ti flasim qartazi se cfarë përfitimesh vijnë nga qënia në këtë bashkim vullnetar njerëzish të zotë.  Cfarë përfitimesh kanë kur të drejtat e tyre mbrohen shumë më mirë nga ky komunitet dhe cfarë të mirash kanë në kuadër të një sistemi trajnimi dhe formimi profesional?

Ne kemi shumë për të bërë në Shqipëri në shumë fusha, por mendoj se “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”,  që është nga ato strategji që kanë marrë miratimin e të gjitha palëve, jo vetëm politike që realisht ndihem mirë që e mbështesin si concept, por ka marrë miratimin e shumë donatorëve  dhe partnerëve tanë strategjik në kuadër të formimit dhe edukimit profesional.

Kjo strategji vazhdon të mbështetet edhe në kuadër të projekteve të ndryshme të bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm.  Kjo në kuadër të mbështetjes buxhetore që Bashkimi Europian  jep për Shqipërinë edhe për vetë arsimin dhe formimin profesional. Unë do doja shumë që Dhoma e Koblenzit  në bashkëpunim me modele të ngjashme në rajon apo me eksperiencat dhe përvojat e krijuara në vendet e rajonit, të ketë mundësinë që modelin shqiptar ta transformojmë të gjithë së bashku jo vetëm në model suksesi, por në një model afatgjatë të qëndrueshëm. Sistem i cili mund ti garantojë  këtij vëndi një netëork të plotë të njerëzve të kualifikuar të gatshëm për tregun e punës në Shqipëri, të fortë në konkurencën me biznesin e madh.  Një nga problematikat do të jetë se kush do jetë pjesë e dhomës së zejeve dhe kush do të jetë pjesë e dhomave të biznesit .

Ne të kemi mundësinë që këtë model shqiptar ta ofrojmë qartazi  për gjithë zonën shqip-folëse  dhe sistemin tonë të arsimit dhe formimit profesional ta kemi një sistem ekselence avangard, sistemit i cili prodhon jo vetëm kualifikim por në fund të fundit prodhon një shtresë të kualifikuar më të fortë ekonomikisht dhe të gatshëm për të përballuar konkurencën e brendshme të tregut shqiptar, konkurencë e brendshme në rajonin tonë, për të stabilizuar konkurencën e fortë që vjen nga Bashkimi Europian.

Zoti Bregasi do doja shumë t’ ju falenderoja , e dashur zonja ambasadore ndihma gjermane ka qënë gjithmoneë e pranishme në sistemin dual në Shqipëri edhe në gjithë sistemin e arsimit dhe  formimit professional.

I siguroj zotit Bregasi që Ministria e Mirëqenies Sociale, institucionet e saj qëndrore dhe lokale do të jenë në dispozicion të kësaj filozofie të re, e cila mbas kaq shumë bisedimesh për sistemin dual do të kemi mundësinë ta shohim të implementuar në realitet.

Ne e dimë që ajo që kërkojmë tani nga  Arsimi dhe Formimin Profesional është cilësia,  por jemi besimplotë që nëpërmjët ligjit të zejëve ne mund të krijojmë një sistem të plotë  dual formimi professional me pozicione të qarta pune për  ata që trajnohen, me objektiva të qarta trajnimi se për cfarë synohet dhe me një sistem vlefshmërie dhe cilësorë.

Ju faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency