Tiranë/ Video e operacionit të policisë, arrestohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

0
131

Një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje u arrestua gjatë një operacioni të policisë në Tiranë. Vladimir Baku ishte dënuar për vrasjen e Florenc Zhgunit dhe fshihej në një banesë në kryeqytet. Policia shpërndau për mediat videon e aksionit për arrestimin e Bakut. Efektivët e policisë duket që shpërthejnë derën e shtëpisë ku fshihej vrasësi. Hyjnë në banesë në mënyrë të papritur dhe prangosin të dënuarin për vrasje. Kur që e pyesin për dokumentat, Vladimir Baku përgjigjet me zërin që i dridhet nga ngashërimat. Video më poshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency