Seria A/ Bolonja ndal Interin, Roma turpërohet në Torino

0
141

Edhe pse pritshmëria ishte e madhe në këtë ndeshje, Interi filloi përsëri rezultatet negative. Pas tre fitoresh shumë të rëndësishme De Boer me skemat e tij zhgënjyen në fushë.

 

Java e gjashtë në kampionatin italian ka dhuruar shumë supriza për sa i përket rezultateve, pasi skuadrat pretendente për titull kanë bërë paraqitje të dobëta. Edhe pse u duk që Interi pati një rikthim të mirë pas tre fitoreve në Seria A, përsëri skuadra shfaqi probleme.  Në ndeshjen e radhës skuadra nga milano e drejtuar nga holandezi  De Boer nuk shkoi më shumë se një barazim. Edhe pse pritshmëria ishte e madhe në këtë ndeshje, Interi filloi përsëri rezultatet negative. Pas tre fitoresh shumë të rëndësishme De Boer me skemat e tij zhgënjyen në fushë. Zikaltrit barazuan 1-1 në “San Siro” ndaj Bolognës, duke humbur dy pikë të rëndësishme ndaj Juventusit dhe Napolit. Bolonja e  vendosur mirë në fushë befasoi në minutën e 14 me Mattia Destron, që i gjendur përballa Handanovic shënoi me një goditje rrafsh me tokën. Të besuarit e holandezit u përpoqën që të reagonin dhe në minutën e 37 me anë të Perisic arritën që të barazonin.  Përpjektjet vazhduan edhe në minutat  efundit të pjesës së parë por pa arritur rezultat.  Në pjesën e dytë Do Boer bëri disa ndryshime në fushë duke aktivizuar disa lojtarë të tjerë. Edhe pse lojtarët u përpoqën për të shënuar edhe golin e fitores ndeshje u mbyll në barazim. Me këtë rezultat Interi humbet shancin për të ndjekur kryesueset e kampionatit dhe i dha një pikë të artë Bolonjës.

Roma mundet në Torino

Për Romën ndeshja e ditës së djeshme ishte një dështim, pasi u mund me rezultatin 3 me 1 në Torino. Ndeshjet në transfertë vazhdojnë të mbeten një tabu për Romën në këtë fillim sezoni.  Kjo humbje bëri që Roma të humbas shumë terren me kreun e renditjes, pasi tashmë ndodhet në vendin 4, 5 pikë më pak se Juventusi kryesues.  Roma nuk mundi që të reagoj dot në kohë ndaj Torinos e cila shënoi tre gola. Një gol me anë të 11 metërshi i realizuar nga Toti ishte shumë pak kundrejt tre golave të Torinos.  Ndërkohë Lacio arriti një fitore shuëm të rendësishme kundër Empolit më rezultatin 2-0, gjithashtu edhe Sasuola fitoi 1 me 0 kundër Udineses. Kurse Genoa dhe Percara u ndalën në barazim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency