Këngëtarja e njohur Juliana Pasha, e ftuar në programin e së dielës “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mes këngëtarëve me më shumë pjesëmarrje në Këngën Magjike, ka treguar edhe një sekret për vete. Pak para se këngëtarja të futej në skenë, prezantimin e Arditit dhe Çiljetës e ndërpreu bashkëshorti i Julianës, Altin Llakaj, i cili këmbënguli se këtë prezantim duhet ta bënte ai:
“Përpara jush, Juliana Llakaj…” Të gjithë të habitur me prezantimin e Altinit, Arditi e pyeti Julin se cili ishte emri i saj i vërtetë: “Juliana Llakaj” – tha ajo. “Nëse për të gjithë publikun jam Juliana Pasha, në pasaportë dhe në të gjitha dokumentet jam Juliana Llakaj”, – tha këngëtarja. Por nëse duhet ta quajmë Juliana Llakaj tani e tutje, Juli tha: “Jo, për skenën dhe publikun unë jam gjithmonë Juliana Pasha.” Por as këtë herë Arditi nuk e la me kaq.
Në orkestrën e Tv Klan, bashkë me bashkëshortin e Julit, Altinin, është edhe i vëllai i saj, Elti Pasha, i cili e ka mësuar dhe mbështetur i pari dashurinë e Julit dhe Altinit: “Po si shkojnë ata të dy si kunetër?” ishte pyetja e Arditit: “Shumë mirë, – tha Juli. Elti ka qenë i pari që e ka mësuar dashurinë tonë dhe që në fillim ka qenë shumë dakord.”