Kapen hajdutët e motorëve, ja tetë vjedhjet që kanë kryer (FOTO)

0
242

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre shtetas, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim të të paktën 8 motorëve.

Kështu, personi kryesor në këtë skemë vjedhjesh ishte Artan Muça, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për të paktën 8 vjedhje motorësh, që janë dokumentuar tashmë nga ana e Policisë. Pasi vidhte motorët në Tiranë, Muça i dërgonte ata në Durrës te shtetasit, Bashkim Muça 43 vjeç banues në Manzë dhe tek Ardit Kurti, 20 vjeç, banues në Durrës. Motorët e vjedhur u gjetën në banesat e këtyre dy personave. Më poshtë janë edhe vjedhjet e dokumentuara të Muçës.

1. Më datë 30.06.2016, tek spitali i SQU-tës, ka vjedhur motorrin tip “Daihan”, shtetasit S. Sh. 2. Më datë 08.07.2016, në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, shtetasit Y. B. 3. Më datë 01.8.2016, në rrugën “Siri Kodra”, i ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, shtetasit D. U. 4. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Besa”, i ka vjedhur motorrin tip “Gumen Moto”, shtetasit H. M. 5. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Myslym Keta”, i ka vjedhur motorrin tip “Jamaha”, shtetasit E. P. 6. Më datë 06.04.2016, në rrugën “Burimi” Kamëz, i ka vjedhur mottorin tip “Motorr Cap” (frezë), shtetasit R. B. 7. Më datë 02.05.2016, në “Babrru”, i ka vjedhur motorrin tip “Yinxiang”, shtetasit F. D. 8. Më datë 04.06.2016, në rrugën” Teuta”, i ka vjedhur motorrin tip “Dayang”, shtetasit I. D./panorama

14467031_10208525479672067_749947381_o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency