Bushati në SHBA, takime me drejtues dhe anëtarë të Komitetit Amerikano-Hebre

0
159

Në vijim të qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me drejtues dhe anëtarë të Komitetit Amerikano-Hebre që jeton dhe punon në SHBA.

Takimi u fokusua në një sërë çështjesh me interes për këtë Komitetet, si prioritetet e qeverisë në kuadër të zhvillimit të vendit, rrugëtimi europian i Shqipërisë, kontributi që shqiptarët kanë dhënë në mbrojtjen e jetëve të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndikimi i këtij gjesti fisnik e të lartësuar në marrëdhëniet shumë të mira aktuale ndërmjet Shqipërisë e Izraelit dhe ecuria e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ministri Bushati i njohu të pranishmit me reformat e thella të ndërmarra nga qeveria shqiptare në funksion të anëtarësimit të vendit në BE, duke u ndalur tek reforma në drejtesi, si një reformë me ndikim të madh në sundimin e së drejtës në ekonomi.

Rezultat i këtyre reformave të thella dhe të gjithanshme është avancimi i mëtejshem i vendit, me synim kalimin në hapin e radhës, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Shqipëri ka dhënë dhe vijon të japë një kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm, nëpërmjet hapave të rëndësishëm legjislativë të ndërmarrë brenda vendit, me në fokus forcimin e veprimtarisë së organeve ligjzbatuese. Shqipëria gjithashtu është një ndër vendet e para që ka sponsorizuar dhe mbështetur rezolutat e OKB-së në këtë drejtim dhe ka ngritur një qendër rajonale me seli në Tiranë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Bushati.

Drejtues dhe anëtarë të komunitetit Amerikano-Hebre çmuan gjestin fisnik të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe shprehën angazhimin e tyre për vijimin e konsolidimit të kësaj marrëdhenieje të veçantë historike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency