Përse merrni vendime budallaqe kur jeni të eksituar?

0
193

Kur është fjala për marrjen e vendimeve budallaqe, të qenit të eksituar mund të jetë sikurse të qenit të dehur, sipas një studimi kanadez. Pra, ndonjëherë edhe penisi e ka mendjen e vet.

Në një eksperiment, hulumtuesit i kishin anketuar 100 njerëz të cilët kishin shikuar filma pornografikë ose filma pa sekuenca seksuale, dhe i kishin pyetur se si do të vepronin në skenare të caktuara seksuale, transmeton Telegrafi.

Rezultatet: Njerëzit e eksituar kishin thënë se janë më të prirë të marrin vendime të rrezikshme në shtrat, siç është mos vënia e prezervativit.

Por, shkencëtarët kanë testuar edhe mënyrën se si epshi ndikon në vendimet jashtë dhomës së fjetjes.

Pra, në një eksperiment të dytë, 100 njerëz tjerë i ishin nënshtruar të njëjtës procedurë, por pastaj kishin luajtur një lojë blackjack.

Hulumtuesit kishin zbuluar se personat që kishin shikuar filma pornografikë kishin qen 13 për qind më të prirë të ndërmerrnin vendime të rrezikshme në lojë, sesa ata që nuk ishin të eksituar.

Epshi jo domosdoshmërish ndikon në aftësinë për të marrë vendim, por ndikon në motivimin prapa vendimeve, thotë autorja e këtij studimi, Shayna Sparling.

Pra, edhe nëse e dini se duhet të vëni prezervativ, ju nuk e bëni sepse në ato momente seksi i pambrojtur ju duket si diçka argëtuese, thotë ajo.

Studimet e mëhershme kanë treguar se keni më pak kontroll kur jeni të eksituar.

Zgjidhja për këtë është t’i vëni vetes limite kur jeni në gjendjen e duhur mendore. Vendosni rregulla dhe kësisoj e dini se çfarë pritni nga vetja gjatë një nate. /Telegrafi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency