Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Gramsh. Pas arrestimit të autorit të vrasjes, shtetasit Arlind Llalla, menjëherë ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Nëpërmjet një deklarate për shty Bogdani u shpreh se vrasja e ndodhur në Gramsh kishte motive droge. Por ditën e djeshme familjarët e viktimës, 29-vjeçarit Ardian Mesiti kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur për motive të tjera duke bërë dhe sqarimin e plotë të ngjarjes. Familjarët ditën e djeshme deklaruan se viktima Mesiti punonte prej dy vitesh në një pikë karburanti e cila drejtohej nga daja i tij. Ata pohuan se ai njihej si njeri i qetë dhe nuk ishte konfliktuar asnjëherë me asnjë person më përpara. Të njëjtën gjë kanë pohuar dhe banorët e zonës. Ngjarja në fjalë ndodhi mesnatën e 20 shtatorit teksa kthehej nga puna Ardiani ka hasur në një lokal Arlind Llallën aty pas disa minutash debat ka ndodhur një përleshje mes të dyve. Shkak i kësaj zënke ka qenë një ngjarje e ndodhur dy ditë para se të ndodhte konflikti. Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije se agresori Arlind Llalla u ka dalë me një armë të tipit kallashnikov motrës së Ardianit, Gentiola Mesitit si edhe vajzës së xhaxhait të saj Erestina Mesiti duke i kërcënuar për përdhunim. E terrorizuar, e motra vë në dijeni Ardian Mesitin, ky i fundit më pas debatoi me agresorin Arlind Llalla. Gjatë konfliktit Ardiani e godet Arlindin, ky i fundit largohet, thanë familjarët. Ardian Mesiti është nisur menjëherë për në fshatin Llallë për t’u sqaruar me të atin e Arlind Llallës duke dashur ti tregojë gjithë historinë. Gjatë rrugës për në fshat Ardianit i është bërë pritë nga Arlind Llalla, Xhuljan Kokomeci dhe Orges Kokomeci. Njëri prej agresorëve e ka qëlluar tre herë me thikë Ardianin e për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Familjarët e të ndjerit shprehen se dyshojnë që vrasjen ta ketë kryer Orgest Kokomeci dhe jo Arlind Llalla, megjithëse ky i fundit ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Ndërsa Orgest Kokomeci është lënë i lirë. Familjarët e të ndjerit gjithashtu bënë me dije se këtë çështje do e ndjekin deri në fund. Madje do ngrenë edhe një padi ndaj deputetit Gerti Bogdani për deklaratë të gënjeshtërt. Në familjen Mesiti prej ditës së mërkurë janë hapur dyert e mortit.
Home Aktualitet Kronikë Ngjarja në Gramsh/ Pas lajmeve në media reagojnë familjarët e viktimës. U...