Në kërkim për 32 vite nga policia gjermane, arrestohet në Tiranë shqiptari që vodhi në 1984

0
158

Arrestohet në Tiranë një shtetas i shumëkërkuar në Gjermani. Më 8 qershor të vitit 1984, dy burra hynë herët në mëngjes në një dyqan pëlhurash në Brühlstraße të Gjermanisë.

Një polic, ndoqi hajdutët të cilet arritën të largoheshin nga ndërtesa duke u hedhur nga çatia. Polici 25-vjeçar u plagos rëndë me armë.

Dy grabitësit u larguan, por njëri prej tyre, 19-vjeç në atë kohë u arrestua edhe u dënua me tri vite burg për vjedhje me armë dhe tentativë vrasjeje.

Bashkëpunëtori i tij u zhduk. Jo pak, por 32 vite më vonë, mediat gjermane i rikthehen çështjes dhe këtu vlen ajo shprehja “drejtësia vonon, por nuk harron”.

Ngjarja ka ndodhur në Hanover dhe njëri prej protagonistëve ishte shqiptar. Një urdhër arresti ndërkombëtar në atë kohë ishte i pasuksesshëm dhe autoritet vendase mundën ta identifikojnë që atëherë.

Në pranverë të këtij viti, policia gjermane e riktheu sërish çështjen për hetim dhe kërkimet janë shtrirë edhe në Ballkan.

Gjurmët e njeriut të kërkuar u ndoqën në Monaço, Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri. Në Tiranë, autori i ngjarjes u arrestua më 20 shtator sipas medieve gjermane, ndërsa është aktualisht 58-vjeç.
Prokurorët tani do të dërgojnë kërkesën për ekstradim.