Vasili: Nuk duhet të ketë devijim nga ligji i mbetjeve, shoqëria civile rol monitorues

0
180

Duke folur nga parlamenti mbi debatin e nxehtë për projektligjin e mbetjeve, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se nëse ndodh qoftë edhe një devijim i vetëm në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve përbën një motiv për ta anuluar përgjithmonë këtë ligj.

 “Qoftë edhe një fakt i vetëm, devijim i vetëm, qoftë edhe një analizë e vetme e manipuluar, qoftë edhe një kontenier i vetëm i cili do të përpiqej të futë një mbeturinë tjetër për tjetër do të ishte një motiv  për ta anuluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj, e për të thënë që shteti shqiptar është e pamundur të zbatojë këtë ligj apo ligje te tjera.

Me këtë qëndrim ne krijojmë një standard të ri sesi shoqëria civile do të mund të përfaqësohet. Ligji ka një element të rëndësishëm që është kufizimi në tre dogana të vendit.

Asnjëra palë nuk zëvendëson tjetrën. Shteti është i detyruar të bëjë detyrën, qytetarët kanë mundësi ta monitorojnë atë nga afër, jo nga larg.

Ta monitorojnë pa kufizime dhe pa ndalime dhe pastaj për cilindo nga dukuritë që shikon qoftë minimale, qoftë ajo të ketë të drejtën publike për ti thënë jo nëse raste se ky ligj është i kundërt nga ajo që shkruhet”, tha Vasili.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të LSI-së theksoi edhe njëherë, se shoqëria civile duhet të monitorojë procesin e importit dhe riciklimit të mbetjeve.

“Thelbi i amendamentit që unë kam paraqitur është një roli i ri i pavendosur më parë në legjislacion, që i njeh shoqërisë civile mundësinë që me ligj të jetë një sy vëzhgues që të kryejë atë që quhet monitorim qytetar. Unë s’jam dakord me kolegë të mi që e paraqitën shoqërinë civile si të paaftë. Mjaft vlera të intelektualizmit bëhen pjesë natyrshëm e shoqërisë civile kundër çdo nisme që krijon dyshime.

Është farën e qartë që një vëzhgim i tillë përveç atij shtetëror, do ishte një instrument i çmuar, për të dalluar gjithçka që devijon nga ligji, që të zbatohet ashtu siç është shkruar. Qoftë edhe një fakt i vetëm, qoftë edhe një kontenier i vetëm që do të fuste mbeturina të tjera do të ishte një arsye për anulimin e këtij ligji. Besoj se me këtë qëndrim ne krijojmë edhe një standard të ri se si shoqëria civile do të mund të  përfaqësohet”, tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency