Shalsi kërkon të heqë përgjegjësinë: “Ligji nuk është i imi”

0
173

Iniciatori i ligjit për mbetjet, Eduard Shalsi, është “shfajësuar” vetëm pak minuta para se Kuvendi ta kalojë atë në votim, duke u shprehur se “ligji nuk është i tij”. Deputeti i PS tha se ndonëse ai ka bërë propozimin e këtij ligji, në Kuvend nuk është paraqitur drafti i paraqitur prej tij, por në të janë bërë ndryshime. Shalsi tha se në ligj janë bërë 8 amendamente, që parashikojnë ndryshime të rëndësishme në ligj. “Kemi kaluar orë të tëra duke diskutuar, duke debatuar, jo si ata analistët që kanë dalë në studio televizive që fatkeqësisht nuk ftojnë njerëzit e arsyeshëm, por ata që e përdorin për kapital politik për të mbjellë tmerr. Iniciatori isha unë, por ka edhe 8 amendamente e ndryshime nga kolegët”, tha Shalsi. Ai shtoi se për këtë ligj janë bërë konsultime edhe me përfaqësues të AKIP. Ndërkaq, Shalsi ka replikuar edhe ndaj PD për kundërshtitë që i kanë bërë ligjit. “Po ricikloni një personazh si Sali Berisha, keni ripërdorur një personazh si Lulzim Basha. Nëse doni të shpëtoni reduktoni fenomenin Berisha”, tha Shalsi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency