Miratohet Ligji për importin e mbetjeve me 63 vota pro

0
203

Parlamenti ka miratuar me 63 pro, 27 kundër dhe 4 abstenim, ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, si dhe amendimet e paraqitura një ditë më parë nga LSI. Me gjithë kundërshtimet e shoqërisë civile dhe opozitës, maxhoranca ka miratuar ligjin që lejon importin e mbetjeve në vend. Sipas qeverisë, pr/ligji synon rilejimin e importit për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit. Ligji ka tashmë edhe një amendament të LSI, ku theksohet rëndësia e transparencës së procesit. Sipas deputetit Petrit Vasili, duhet t’i jepet akses për monitorin Shoqërisë Civile. Në rast se konstatohen manipulime, Vasili propozon anulim të ligjit. Ky pr/ligj ka shkaktuar reagime të forta ditët e fundit nga shoqëria civile, e cila ka nisur edhe sot një protestë përpara parlamentit, pak para nisjes së seancës plenare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency