Denoncimi/ Infermierja hiqet nga puna për bindje politike

0
300

Emisioni investigativ “STOP” ka transmetuar rastin e infermieres nga Burreli, Albana Likaj, e cila denoncon shkarkimin e padrejtë nga puna.

Ajo thotë, se ka marrë shkresë pushimi nga Drejtoresha e Shëndetit Publik, Drita Lalaj, me motivacionin e mungesave.

Por sipas Albanës, kjo ishte një arsye e pabazë, pasi ajo më parë nuk kishte marrë asnjë lloji paralajmërimi apo vërejtje, ndërsa thekson se ky vendim për shkarkimin e saj është vetëm për qëllime politike.

Drejtoresha Drita Lalaj e ka mohuar këtë fakt, por kamera e fshehtë e “STOP”zbulon të vërtetën.

stop ok

Çfarë po bën e vetmuar në këtë zonë të harruar, me gjithë këto dokumente, letra, çfarë janë këto?

stop 2

Albana Likaj: “ Të gjitha këto janë dokumentacionet e mia, çertifikimet e marra. Nga diploma e marrë në vitin 2007 në Universitetin e Tiranës, kualifikimi për kompjuter, për anglisht, çertifikimet dhe kreditet e marra nga bashkëpunime të ndryshme të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, leja e ushtrimit të profesionit, riliçencimet, çertifikatë në bashkëpunim me HAP, projekt – shëndet për të gjithë për hipertensionin arterial.”

Po pse po rrini këtu?

Albana Likaj: “Unë këtu jam për arsye se Drejtoresha e institucionit të DSHP -së, Drita Lalaj, më ka komunikuar një njoftim me shkrim për largimin nga puna në mënyrë shumë të padrejtë.”

Po pse ky lajmërim?

Albana Likaj: “Absolutisht jo të bazuar në ligj. Në bazë të këtij njoftimi këtu, thuhet që unë kam ikun nga puna në mënyrë të përsëritur, gjë të cilën unë mendoj se është komplet i njëanshëm, për arsye se mua nuk më është njoftuar për asnjë lloji mase disiplinore të marrë ndaj meje.”

Tani këtë lajmërimin ku e marrë, ta ka sjellë drejtoresha në dorë?

Albana Likaj: “Ajo më thirri në zyrë, në zyrën e institucionit që ajo përfaqëson dhe më bëri të ditur.”

Sa keni punuar aty?

Albana Likaj: “Po futem në vitin e 10-të.”

Pas deklaratës së saj , “STOP” iu drejtua Drejtorisë së Shëndetit Publik, ku vuri përballë Drejtoreshën me Albanën.

stop 11

Albana ka denoncuar një shqetësim të saj pranë emisionit tonë, që ju e keni hequr nga puna. Mund të na e shpjegoni versionin tuaj, si është?

Drita Lalaj -Drejtoreshë e ISHP, Burrel: “Nuk është version im, por është vendimi që unë kam marrë për thyerje të herë pas hershme të disiplinës në punë. E kam bërë edhe te njoftimi i vendimit, e kam bërë dhe njoftim dhe ai është version im dhe nuk ka asnjë verison tjetër.”

Nga e keni konstatuar ju këtë gjë?

Drita Lalaj -Drejtoreshë e ISHP, Burrel:E kam konstatuar sepse unë kam bërë herë pas here verifikime në qendrën e punës ku ka punuar Albana. I kam të protokolluara, në çdo protokoll, në çdo kontroll që kam bërë, personat firmosin vetë kush është prezent. P.sh është mbajt një protokoll me datë 02.09.2015, kontrollet sporadike që bëj unë për disiplinë në punë dhe kanë qenë të pranishëm këto persona që kanë firmën këtu. Këtu ka qenë prezente, me 15 Dhjetor,  Albanën se ke prezente. Më 31.03.2016, Albanën e ke prezente.

Keni një paralajmërim që i është bërë Albanës?

Drita Lalaj – Drejtoreshë e ISHP, Burrel: E kam paralajmërimin se ia kam bërë në sy të gjithë personelit.”

Albana Likaj: “Në lidhje me thyerjen e disiplinës në punë, unë nuk jam njoftuar as me gojë dhe as me shkrim për ndonjë masë disiplinore sidomos në raste të përsëritura, se po të ma kishte bërë këtë, unë do të kisha një kopje dhe normalisht do të kisha edhe unë mundësinë për ankimim.”

Drita Lalaj – Drejtoreshë e ISHP, Burrel: “Albana ka të drejtë të ankimojë edhe tani, nuk i hiqet e drejta e ankimimit si çdo punonjëse tjetër. Para meje dhe Albanës janë organet e drejtësisë që na japin të drejtë mua apo Albanës.”

Albana Likaj: “Unë e di që kur merret një masë, që do të thotë nuk ke qenë, të është hequr një ditë pune, rasti i dytë, e më tej njoftohet. Unë nuk jam në dijeni.”

Drita Lalaj: “Je personi që ke bërë mungesa, je personi që i ke të dokumentuara.”

Albana Likaj: “Absolutisht, po do të kishe marrë masa për këtë.”

Drita Lalaj: “Po e mora masën.”

Albana Likaj: “Po si mund ta marrësh nga 2015 në 2016?”

Drita Lalaj: “Të kam hequr ditë pune.”

Albana Likaj: “Mua vetëm një ditë pune më është hequr në 2016.”

Pse nuk e keni lajmëruar asnjëherë Albanën për thyerje të disiplinës?

Drita Lalaj: “E kam lajmëruar disa herë. Të gjithë ato që nuk kanë qenë në punë disa herë.”

Të zezën mbi të bardhë, të lutem?

Drita Lalaj: “Mjaftojnë kaq letra sa Albana nuk e gjen dot shkrimin e vet në të gjitha protokollet që unë kam mbajtur.”

Albana Likaj: “Si person , për lëto masa që kjo thotë se ka marrë unë do të kasha një njoftim me shkrim që do të kasha marrë dhe unë masën time , të drejtën e ankimimit.

Drita Lalaj: “Ti e ke të drejtën e ankimimit në çdo kohë.”

Si do të ankimojë?

Drita Lalaj: “Të ankimojë është punë e saj.”

Po si do të ankimojë në qoftë se ajo nuk ka marrë një vërejtje?

Albana Likaj: “ E gjitha çfarë po ndodh këtu është absolutisht për arsye politike, gjë që ma ka shprehur në takimin e parë me 22 Korrik.”

Drita Lalaj: “Kjo s’është e vërtetë, absolutisht, sepse unë  100 % të punonjësve nuk i di kush është i PS e kush i PD.” 

Por ndryshe ka deklaruar më parë Drita Lalaj, ku “STOP” e sjell me anë të një kamere të fshehtë.

Infermierja : Si je, si ja çove?

Drejtoresha: Mirë.

Infermierja: Çfarë problemi kemi?

Drejtoresha: Njoftimin për largimin nga puna.

Infermierja: Njoftim? Me shkrim?

Infermierja: Po njoftimi bëhet kështu me gojë ?

Drejtoresha: Jo bëhet me shkrim.

Infermierja: Me shkrim, ça motavivacioni paska?

Drejtoresha: Njoftimi në fakt nuk do motivacion.

Infermierja: Vetëm të njofton, do t’i hedh një sy unë kësaj?

Infermierja: Me anë të këtij lajmi të nërë sot, po…vlerësoj se largoheni nga puna brenda orarit të puynës, shkelje kjo në mënyrë të përsëritur?! Po…

Drejtoresha: Unë do të shkruaj diçka aty…

Infermierja: Po

Drejtoresha: Atë po më thoshte edhe…por unë do të shkruaj diçka aty, sepse nuk mund të shkruaj që për punë të lavdërueshme do t’iu çoj në shtëpi, është normale ajo punë.

Infermierja: Mirë , ti a sinqerisht je duke i bërë këto punë…

stop 4

Drejtoresha: Po çfarë të bëj?

Infermierja: Je duke i marrë përsipër?

Drejtoresha: Po çfarë të bëj, o ju o vetë…

Infermierja: Jo jo , pse them ty? Sepse këtu e shoh Drita Lala, prandaj po them.

stop ok

Drejtoresha: Po Drita Lala, se nuk do shkruajmë emrin e Edi Ramës ne aty. Emri im do shkruhet, se unë jam drejtoresha, por çfarë të bëj?

Infermierja: Pasha zotin, s’di gjë pra…

Infermierja: Vazhdon të jetë i njëjti, që biseduam më përpara?

Drejtoresha: Po.

Infermierja:  I njëjti…?!/tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency