Basha për ligjin e plehrave: PD, kundra, Rama i mashtroi njerzit

0
101

Lideri demokrat Lulzim Basha konfirmon se deputët e PD-së do të votojnë kundër ligjit të plehrave.

“Ligji i sjellë nga Rama është një qëdrim kundër nga grupi i PD-së dhe vota do të jetë kundër”- tha ai gjatë emisionit Opinion.

Më tej ai sqaroi se: “5 vjet më parë edhe ne e kaluam një ligj të tillë dhe e gjykuam se ishte i drejtë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, Z. Edi Rama e ka anulluar. Gjatë asaj kohe 70 mijë qytetarë mblodhën firmat për të bërë referendum. Rama e bën këtë ligj në pabesinë më të madhe se do ta anullonte këtë ligj por me këtë pretekst u anullua edhe referendumi. Ai ju ka pamundësuar referendumin. Ligji që po tenton të kalohet është një ligj mafioz”.