Reforma në Drejtësi/ Meta: Angazim i klasës politike, detyrim për të krijuar besueshmërinë

0
198

“Klasa politike dhe të gjitha strukturat e tjera duhet të angazhohen për miratimin e reformës zgjedhore”.

Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili theksoi se klasa politike ka detyrim që të krijojë besueshmëri. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa para në procesin zgjedhor, zgjedhje parlamentare që do të mbahen në 2017-ën.

“Ne jemi krenar që Shqipëria, si shumë vende të tjera, luan një rol aktiv. Zgjedhjet demokratike dhe të lira, janë detyrim përball partnerëve ndërkombëtar. Si kryetar i Kuvendit, dua të vlerësoi rëndësinë e shoqërisë civile dhe shoqërisë tonë. Forcimi i rolit të KQZ për monitorimin e zgjedhjeve është kuç, ndaj dua të shpreh edhe falënderim për OSBE/ODIR. Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet politike, ndaj ky komision i duhet të punojë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIR. Klasa politike jo vetëm në Shqipëri, ka detyrim që të përmbush disa kritere, ndaj dëshiroj që të inkurajojë përpjekjet e KQZ për transparencë.”, tha Meta./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency