Rama në fshatin e braktisur flet për projektet e mëdha. Banorët: Nuk kemi rrugë

0
187

Edi Rama ishte në Mashan për t’u folur banorëve të pakët që i kanë mbetur këtij fshati të thellë të Gramshit për projektet e mëdha bujqësore. Ky fshat numëron 120 shtëpi, por mjaft prej tyre janë të pabanuara, të braktisura nga banorët. Blegtoria dhe bujqësia janë krejt të pazhvilluara dhe mezi përmbushin kërkesat e vetë banorëve. Në takim, kur Rama u fliste atyre për të aplikuar për fondet e garancisë, për ngastrat që ata kanë majë kodrave, banorët i kërkuan diçka krejt më të thjeshtë: “Na bëj rrugën. Jemi 120 shtëpi pa rrugë”. Dhe për të dalë nga situata kryeministri, edhe pas 3 vjetësh qeverisje, e gjen shpëtimin tek qeveria e shkuar. “E gjetëm Shqipërinë e shkatërruar. Po gjete një fshat që nuk e meriton këtë, na thuaj ta heqim nga lista”. Banorët ia thanë në sy kryeministrit se nevoja që kishin ishte rruga dhe se s’kishin toka për të aplikuar për projekte të mëdha. Por Rama vazhdoi t’u fliste për milionat e dollarëve që qeveria parashikon të investojë në bujqësi apo në sektorë të tjerë. /Lapsi.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency