Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike ditën e djeshme listat e kandidatëve mësues sezoni i dytë të cilët kanë dhënë provimin për të marrë licencën për të ushtruar profesionin. Listat përmbajnë të gjithë kandidatët të cilët kanë shlyer provimet si: ( lëndë e gjuhës së huaj me detyrim, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje). Tek provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka kandidatë që kanë dhënë provimin për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Profesionale, dhe kandidatë që kanë dhënë provimin për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Gjimnaz. Edhe në provimin e matematikës disa kandidatë kanë dhënë provimin e matematikë profesionale dhe të tjerë kanë dhënë provimin e matematikës gjimnaz. Ndërsa në provimin e lëndës së gjuhës së suaj kandidatët kanë dhënë një nga provimet e lëndëve të mëposhtme si Anglisht D3; Italisht D3; Gjermanisht D3 dhe Frëngjisht D3. Për sa i përket grupit të lëndëve me zgjedhje kandidatët kanë dhënë një ose dy nga këta lëndë: Histori arti, qytetari, histori muzike, kimi bërthamore, biologji bërthamë, matematikë e thelluar, gjeografi bërthamë, letërsi e thellua etj.