Ja çfarë thoshte Ibrahim Rugova për Kishën Ortodokse

0
249

Kisha ortodokse në qendër të Prishtinës, e ndërtuar në masa të dhunshme në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe e përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit Arkan (Zheljko Razhnjatevic-Arkan), del se atëbotë ishte kundërshtuar në vazhdimësi edhe nga vetë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Adnan Merovci, një nga njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të ndjerë, ka dëshmuar sot edhe njëherë se çfarë ishte mendimi i Rugovës për ndërtimin e Kishës Ortodokse. Merovci ka sjellur në retrospektivë dy pjesë nga dy intervista të ndryshme që presidenti Rugova kishte pasur me një gazetarë. Ja edhe pjesët e publikuar nga Merovci, marrë nga libri i tij me titull ‘Në hap me Rugovën’, që sjell pyetje dhe përgjigje tw presidentit Rugova nga viti 1992.

“Nuk do të lejojmë ndërtimin e një kishe në hapësirat universitare, aq më parë që kjo kishë nuk është konform nevojave të besimtarëve ortodoksë serbë”, kishte thënë Rugova në një intervistë të viteve të 90-ta.

Ndërkohë që kisha u ndërtua, gazetari i njëjtë e pyeti presidentin Rugova:
“z.Rugova, kohë më parë patët deklaruar se s’do të lejoni ndërtimin e kishës në fjalë, derisa ajo u ndërtua. Çka do të thoni dhe veproni tani?”

Rugova, me buzëqeshjen e tij plot domethënie u përgjigj”

“Tani për tani nuk kemi mundësi për ta ndaluar ndërtimin e saj. Një ditë kur do të jemi në pushtet do të ndërtojmë një katedrale dhe një xhami të madhe në afërsi të saj”, kishte thënë Rugova. /KosovaPress/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency