Vdekja në maternitet/ Hetimet zgjerohen edhe në dy spitalet e tjera

0
214

Në të paktën dy spitale të tjera përveç maternitetit “Koço Glozheni” ku u dërgua Aida Çakju, 35-vjeçarja që vdiq bashkë me foshnjën që priste të sillte në jetë pasi iu ça shpretka, do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se verifikimet janë shtrirë edhe në spitalin “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”, aty ku janë marrë në pyetje mjekët. Të parët për shkak se gruaja shtatzënë u dërgua aty nga mjekët e maternitetit dhe të dytët sepse e kthyen me urgjencë sërish në maternitet. Kardiologët tek “Nënë Tereza” thanë më herët që Aida merrte frymë me vështirësi kur shkoi atje dhe kjo ishte arsyeja pse dyshuan që kishte probleme me organet e frymëmarrjes, duke e përcjellë drejt Sanatoriumit. Ndërsa mjekët pneumologë u mbrojtën duke shpjeguar se shtatzëna kishte gjakderdhje dhe ishte e pamundur të ndërhynin për ta trajtuar. Për dy mjekët e ndaluar të “Koço Gliozhenit”, Helidon Klodi dhe Dritan Deçka, prokuroria i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës t’i lërë në burg me afat 45ditor derisa të mbërrijë ekspertiza e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Aidës dhe foshnjës. Kujtojmë se per çështjen janë nën hetim 4 mjekë, por përgjegjësia dyshohet se bie mbi mjekët e ndaluar Helidon Klodi dhe Dritan Deçka përsa kohë ata janë të specializuar si mjekë obstetër gjinekologë. Dy mjekët e maternitetit u shoqëruan mbrëmjen e së shtunës nga policia, pasi dyshohet se vonuan shërbimin për 35-vjeçaren shtatzënë Aida Çajka. Ndërkohë që për mjeken e tretë Nazime Ceni dhe infermieren, nga dokumentat e sekuestruara deri më tani rezulton se ato duhet të vepronin me urdhërin e dy kolegëve që ndodheshin në shërbim mbrëmjen e së premtes. Hetimet për vdekjen e Aida Çakjut, e cila u dërgua nga i vëllai për të lindur, po ndiqen me akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë, ndërsa foshnja që priste të sillte në jetë ishte vajzë.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency