Shikoni dasëm në ëndërr? Ja cfarë kuptimi ka…

0
2243
Ju sjellim disa prej kuptimeve që mund t’i ketë një ëndërr në dasmë

Ndoshta nuk je natyrë që ëndërron vazhdimisht ditën e dasmës, por e vërteta është që të gjitha femrat e kanë në kokë që nga fëmijëria. Vajzat shohin ëndrra me dasmë gjatë gjithë kohës! Sikur martohesh, sikur pret dasmën apo sikur planifikon ditën e madhe ndërsa shtrihesh për të fjetur. Ëndrrat me dasma, në të vërtetë mund të kenë shumë kuptime.

Nëse ëndërron se po martohesh apo je në pritje të dasmës, do të thotë që ke një angazhim në mendje, i cili mund të japë një sinjal tjetër që jo domosdoshmërisht lidhet me dasmën.

Për shembull, mund të jesh duke menduar për angazhimet që ke marrë në punë kohët e fundit apo për një projekt të ri jashtë saj. Nëse ke menduar për një hap tjetër në marrëdhënien tënde romantike, ky sinjal mund të të tregojë se personi me të cilin je lidhur mund të jetë “i vetmi” për ty.

Ëndrrat me dasma mund të simbolizojnë edhe një fillim të ri në jetën tënde. Nëse po transferohesh me shtëpi, po nis një karrierë të re apo je në hapat e parë të një lidhjeje të re, ëndrrat me ditën e madhe të jetës mund të ta tregojnë këtë.

Por ëndrra sikur po shëtit në një ishull e veshur me fustan të bardhë nuk do të thotë gjithmonë se po mendon për të në realitet. Thjeshtë, po merr vendime të reja në jetë, po bën ndryshime. Këto lloj ëndrrash na bëjnë mirë gjatë gjithë kohës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency