U shoqërua në komisariat për vjedhje, vdes në spital nga zemra, familjarët: Policia nuk na lejoi t’i jepnim ilaçet

0
221

Një 54-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar sot jetë në ambientet e Spitalit ‘Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje. Mësohet se Fadil Hoxha ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e dikujt tjetër, ndërsa ishte denoncuar për vjedhje nga ky I fundit. Pas denoncimit, Hoxha ishte shoqëruar në polici, në një kohë që ai vuante nga zemra dhe merrte 3 herë ilaçe në ditë. Sipas dëshmisë së familjarëve të tij, ndonëse ata I kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency