Lufta kundër ISIS, Obama takim me kryeministrin iraken Haidar al-Abadi

0
178

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama do të takohet me kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i 19 shtatorit pikërisht në kohën kur po bëhen pregatitje për të marrë nën kontroll qytetin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

“Dy liderët do të kenë rastin që të flasin për fushatën kundër IS-it. Gjithashtu do të flasin për fushatën për ta çliruar qytetin e Mosulit”, ka thënë zëvëndëskëshilltari për siguri kombëtare, Ben Rhodes.

Më herët gjatë këtij muaji, SHBA ka dërguar 400 trupa shtesë në Irak, me qëllim që forcat lokale të përgatiten për sulmin në Mosul, i cili është qyteti i dytë më i madh në Irak, transmeton REL.

Xhihadistët e morrën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 dhe tash është qyteti më i madh që kanë nën kontroll.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency