Tërmeti trondit Elbasanin mëngjesin e sotëm

0
181

Pas Tiranës, edhe në Elbasan regjistrohen lëkundje tërmeti. Mëngjesin e sotëm një tërmet me intensitet të ulët, me magnitudë 2.8 ballë është ndjerë nga banorët e Elbasanit.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane epiqendra e tërmetit ishte pikërisht qyteti i Elbasanit.

Ndërsa tërmeti i rënë në Tiranë më 1 shtator ishte 4,2 ballë, por me epiqendër 16 km nga Vevçani i Maqedonisë. Kohët e fundit edhe Maqedonia fqinje është tronditur nga tërmetet, më i forti me magnitudë 5,2 ballë, i pasuar nga më shumë se 16 tërmete të tjerë që nga 11 shtatori. Përveç panikut e dëmeve materiale nga tërmeti u lënduan edhe 50 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency