“Shokon” Papa Françesku: Kisha të ‘destabilizohet’ nga Zoti. Njerëzit janë lodhur nga meshtarët

0
273

Bota është e lodhur nga meshtarët dhe ipeshkvijtë e modës. Kisha duhet të ‘destabilizohet’ nga Zoti, e duhet të jetë gjithnjë pranë njerëzve për t’u transmetuar mëshirën e Hyjit”.Si zakonisht, Papa Françesku u foli sot pa doreza ipeshkvijve të rinj, që po marrin pjesë në një kurs formimi në Vatikan. Deklarata që kanë “shokuar” jo pak vetë mes të krishterëve katolikë, njofton Radio Vatikani .Nga Salla Klementine në Vatikan, ku ishin të pranishëm edhe Prefekti i Kongregatës për Ipeshkvijtë, kardinali Marc Oullet si edhe kreu i dikasterit për Kishat Lindore, Ati i Shenjtë deklaroi se : “Bota është e lodhur nga magjistarët gënjeshtarë. E më lejoni të them: edhe nga meshtarët apo ipeshkvijtë ‘sipas modës’. Njerëzit ‘i nuhasin’ – populli i Zotit e ndjen Zotin – pra, njerëzit ‘i nuhasin’ dhe largohen kur shohin narcizë, mashtrues, mbrojtës të punëve të veta, tellallë kryqëzatash të kota. Përpiquni t’i bindeni Zotit, i cili është aty para mbërritjes suaj”, apeloi Papa Françesku.“Ta kthejnë mëshirën e Zotit në veprimtari baritore. Ky është misioni i ipeshkvijve, në veçanti i prelatëve të rinj”, sipas Atit të Shenjtë. Detyrë jo e lehtë, pranoi Ai, por është e domosdoshme, që në grigjën ku shërbejnë ipeshkvijtë, të mbretërojnë shenjtëria, e vërteta dhe dashuria. Mëshira e Zotit, vërejti Papa, i duhet dhuruar kësaj bote të etur për të, por pa u përpjekur të vendosim vetveten në qendër të vëmendjes, këshilloi Papa Françesku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency